”Nuk dinë të numërojnë deri në 10”, denoncimi zbulon gafën e ministrisë...

”Nuk dinë të numërojnë deri në 10”, denoncimi zbulon gafën e ministrisë së Arsimit

81
0
Shares

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka zbuluar një tjetër gafë  të Ministrisë së Arsimit , e cila, me një gabim numri rendor në deftesat e nxënësve, po ua nxjerr atyre juridikisht si të pavlefshme.

“Mos u habisni!  Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit. Për të qeshur e për të qarë. Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 Edukatë shoqërore vjen nr. 11 Edukim muzikor. Mungon lënda nr. 10. Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares.

Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi. Dokumenti në fjalë juridikisht konsiderohet i pavlefshëm”, shkruan Boçi në reagimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY