Korçë/Vodhën me dhunë 91 vjeçarin, 3 të rinjtë kryenin vjedhje në grup

Korçë/Vodhën me dhunë 91 vjeçarin, 3 të rinjtë kryenin vjedhje në grup

137
0
Shares

Vodhën një person të moshuar brenda ditës. 91 vjeçarit i morën sende me vlerë si portofolin dhe unazën e floririt. Por këta djem kishin raste të tjera të vjedheve me dhunë.

Njoftimi i policisë

Ditën e sotme u arrestuan në flagrancë 3 persona, pasi vodhën me dhunë sendet me vlerë, një të moshuari në rrugë. Policia e Korçës pas kallëzimit penal nga i moshuari, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e:

– Ilir Abazi, 42 vjeç, banues në Shkodër
– Fisnik Hajro, 64 vjeç, banues në Tiranë
-Tonin Nika, 65 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i personave të lartpërmendur u bë, pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe falë veprimeve të mirëkoordinuara, në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, këta persona janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri H.F, 91 vjeç, banues në Korçë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan :

Një automjet tip “BMW”, tre aparate celularë, një shumë prej 35000 të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY