Rama viziton fabrikën e ish emigrantit në Lezhë

Rama viziton fabrikën e ish emigrantit në Lezhë

223
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një fabrikë të ngritur nga një emigrant në Lezhë. Deshir Gjeta nga Lezha është emigranti i rikthyer në atdhe prej 15 vitesh, për të nisur hap pas hapi një histori suksesi në tokën e tij, ku ka ngritur një fabrikë moderne për prodhimin e strukturave metalike, fillimisht me 5 punëtorë e  tashmë me 45 të tillë, e cila funksionon me teknologjinë bashkëkohore.

këtë sipërmarrje ishte sot kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Lezhës Pjerin Ndreu.

Ka 15 vjet jam kthyer nga emigrimi dhe 5 vjet kemi bërë këtë ndërmarrje. E kemi dhe si pasion edhe si mjet pune. Kemi marrë trajnues edhe nga jashtë për trajnuar stafin. Për pagat po shkojnë thuajse pagat e nivelit evropian, diku tek 1 milionë ose 1000 euro mesatarja.”tregon Deshiri, teksa shton se produktet e tij shiten Gjermani dhe Itali

Ndërsa kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu, i cili e ka ndjekur nga afër ecurinë e kësaj ndërmarrje suksesshme tha se Deshiri rrezaton shembullin e mirë shqiptarëve ndërtojnë dita-ditës sukses  tregun vendas dhe atë huaj.

Ka gjithë teknologjinë këtu. Ka krijuar një biznes veçantë është për t’u përshëndetur.  Është modeli se si vjen njëri nga jashtë dhe ndërton një gjë ka vlerë.u shpreh ai.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi investimin e bërë nëteknologji, teksa theksoi se punëtorët e mirëpaguar janë një element shumë i rëndësishëm  në mbarëvajtjen e sipërmarrjes. Teknologjinë e ke bërë shumë mirë se je konkurrent me tregun jashtë, por mos harro asnjëhe mund blesh makinën të bukur, por po e pate shoferin mërzitur se nuk paguhet mirë, të merr  qafë.u shpreh Kryeministri. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY