BBV3/ Eleminohet Meritoni, votat e tij mund të transferohen te Romeo. Të...

BBV3/ Eleminohet Meritoni, votat e tij mund të transferohen te Romeo. Të paktën dalja e M. favorizon mikun e tij

176
0
Shares

BBV3 po transmeton natën e fundit të spektaklit mjaft popullor për të zgjedhur fituesin mes 5 finalistëve.

Pak minuta pas nisjes së spektaklit është eleminuar Meritoni.

Dalja e tij ndez garën mes Julianit dhe Romeos. Votat e Meritonit mund të shkojnë për Romeon ashtu si votat e Eglës mund të shkojnë për Julianin, gjithnjë mëse Egla do të dalë më shpejt.

Ndërkaq pak më herët dy analistët e BBV3 kanë dhënë mendimet e tyre.

Ori Nebijaj u shpreh se ndryshe nga edicionet e tjera, ky BB ka nxjerrë pesë finalistë dhe sipas saj, të pestë janë fitues.

Arbër Hajdari u shpreh se ky edicion ka dy fitues, njërin që do zgjedhë publiku që ai shpreson të jetë një vajzë dhe moderatorin Ledjon Liço.

Ori: Është një finale emocionuese, në këtë edicion, surpriza më e madhe ishte që ky BB na ka dhënë 5 finalistë dhe 5 fitues që i duam, na pëlqejnë, jemi dashuruar me ty, ndryshe nga herët e tjera. Mezor po pres të shkojmë më shumë.

Arbri: Unë mendoj që nga ky program këtë vit do dalin dy fitues, njëri ai që zgjedh publiku dhe dituesi tjetër je ti. Dua të të vlerësoj për mënyrën si e ke drejtuar këtë program nga fillimi deri në fund.

Ledjoni: Më keni ndihmuar shumë, ma keni bërë rrugëtimin më të lehtë dhe më të kënaqëshme.

Arbri: Ky vit na dha 5 finalistë që në këndvështrimin tim të pestë kanë dhënë për lojën. Ajo që kam parë unë ndryshe, kemi pasur vajza dhe gra të forta. Uroj që fituese të jetë një vajzë. t.ch&droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY