Rusi-Greqi/ Lind ‘tensioni’, Greqia dëbon diplomatët rusë

Rusi-Greqi/ Lind ‘tensioni’, Greqia dëbon diplomatët rusë

72
0
Shares

Dy diplomatët rusë për shkak të implikimit të tyre në çështje spiunazhi dhe ndërhyrje në punët e brendshme janë dëbuar nga qeveria greke.

Burime qeveritare i thanë gazetës “Kathimerini” se diplomatët rusë kanë kryer veprime të paligjshëm kundër sigurisë kombëtare, duke u përpjekur të marrin informacion përmes dhënies së rryshfetit zyrtarëve publikë.

Diplomatët rusë kanë ofruar stimuj financiarë për të ndikuar në disa bashki dhe mitropoli të vendit dhe për të shtrirë influencën në malin e Athosit.
Ndërhyrjet synonin çështjet veçanërisht të ndjeshme kombëtare dhe interesat e Greqisë në Ballkan, ku përmendet kontesti i emrit me Maqedoninë.

Vendimi i Athinës nuk është një “rrufe në qiell të hapur”, por vjen si reagim pas një serie lëvizjesh të koordinuara të përpjekjeve për të zgjeruar ndikimin rus në Greqi.
Burimet diplomatike thanë se në këto lëvizje përfshihen aktivitete të qarqeve të ndryshme që përfaqësojnë interesat ruse si Bashkimi Perandorak Ortodoks i Palestinës.
Reagimi i Athinës është, ndër të tjera edhe një mesazh për Moskën.

Ky rast nxjerr në pah tensionet nën rrogoz që duket se ekzistojnë dy vitet e fundit midis Athinës dhe Moskës, për arsye që lidhen me mjedisin e përgjithshëm të sigurisë në rajon, shkruan Respublica.

Sipas burimeve të larta diplomatike, këto veprime minojnë miqësinë mes dy popujve dhe imazhin e Rusisë në Greqi, dhe janë pjesë e një përpjekjeje sistematike në shkelje vend të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, gazeta shkruan se Greqia ende dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, për të nxitur miqësinë mes dy popujve, bashkëpunimin e qeverive të tyre dhe të shoqërisë civile nga të dyja anët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY