Aksidentohet familja në Kosovë, humbin jetë 3 fëmijët (Foto)

Aksidentohet familja në Kosovë, humbin jetë 3 fëmijët (Foto)

122
0
Shares

Prindërit dhe tre fëmijët që po udhëtonin me veturën e tipit BMW, kur gjetën vdekjen në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në fshatin Biraçë të Suharekës. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se viktimat e aksidentit janë prindërit me fëmijët e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Suharekë-Duhël ku kanë humbur jetën pesë persona ndër ta tre fëmijë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pas perplasjes së një veture dhe një autobusi. Mjeket ne vendngjarje kane konstatuar vdekjen e viktimave.

Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:

Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMË dhe nje autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe.

Policia e Kosovës vazdhimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY