VIDEO/Dalin të tjera pamje nga përplasja me armë në Dhërmi… “Doli pistoleta”

VIDEO/Dalin të tjera pamje nga përplasja me armë në Dhërmi… “Doli pistoleta”

166
0
Shares

Të tjera pamje janë publikuar nga përplasja me armë në lokalin “Havana” në Dhërmi mbrëmjen e kaluar. Siç shihet në këtë video të re që ka mbërritur në inbox-in e faqen zyrtare të Facebook, Ora News, njerëzit duken të frikësuar, ndërsa ambienti është plotësisht i shkatërruar, me tavolina të përmbysura dhe gota të thyera.

Pamjet tregojnë që ngjarja sapo ka ndodhur, pasi në sfond vijon ende muzika, ndërsa tavolinat kanë filluar të boshatisen, pasi njerëzit janë larguar nga frika.

Në sfond dëgjohet një dëshmitar i cili thotë: “Doli pistoleta…”, ndërsa më tutje një person tjetër i veshur me të bardha duket i nervozuar.

Po ashtu në video duken edhe disa persona të veshur me të zeza të cilët kontrollojnë territorin ku ndodhi përplasja.

Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi Emiljano Nina 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte pasur konflikt të hershëm me një person që gjithashtu ndodhej në këtë disko dhe qëlloi në ajër 4 herë me pistoletë./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY