Itali/ Shqiptarja vjedh në supermarket, justifikohet duke thënë se vuan nga një...

Itali/ Shqiptarja vjedh në supermarket, justifikohet duke thënë se vuan nga një sëmundje …

151
0
Shares

Një shqiptare 32-vjecare në  Itali ka justifikuar vjedhjen e saj duke iu thënë uniformave blu se vuante nga sëmundja e kleptomanisë. Kjo sëmundje ka të bëjë me të vjedhurit pa kontroll dhe dëshirën vetëm për të vjedhur.

Gruaja me inicialet  I.M. 32-vjecare u arrestua me akuzën e vjedhjes, pasi u kap mat në një supermarket teksa kishte vjedhur një sere produktesh.Ngjarja ka ndodhur në Raguza. Mediat italiane, shkruajnë se vjedhja është konstatuar nga një person sherbimi në supermarket.

Gruaja kishte futur në çantën e saj një pjesë të produkteve ndërkohë që pjesën tjetër e kishte kaluar drejt arkës duke paguar një pjesë shumë të vogël të faturës.

Kontrolli i zbuloi gjithcka që kishte vjedhur dhe e kishte futur në cantë, përfshirë pako me teste shtatzënie dhe disa ushqime.

Të gjitha mallrat janë kthyer menjëherë dhe drejtori i supermarketit ka propozuar ankesë të rregullt. Sipas policisë, gruaja nuk e kishte për herë të parë këtë veprim, pasi tashmë i ishte kthyer në zakon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY