Gjarprinjtë bëhen agresivë në Kosovë

Gjarprinjtë bëhen agresivë në Kosovë

151
0
Shares

Që nga prilli e dëri sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, kanë kërkuar trajtim mjekësor 18 persona të cilët janë kafshuar nga gjarpërinjtë. Prej të cilëve 14 raste kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe janë mbajtur në klinikë për trajtim të mëtejshëm, ndërsa katër raste kanë marrë ndihmën e shpejtë dhe janë larguar.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKU Hamdi Ramadani ka thënë se ky numër është i madh për këtë periudhë.

Ramadani ka thënë se të kafshuarit nga gjarpri përkundër gjendjes së rëndë që kanë pasur, pasi që kanë marrë trajtimin mjekësor nga klinika kanë dal në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nga muaji prill e deri më sot ne kemi ndal në mjekim ose trajtim në klinikën tonë 14 raste… Gjendja e të gjithë këtyre rasteve të cilat janë ndal ka qenë e rëndë, në kuptimin që këta kanë manifestuar së pari ato që ne i quajmë simptoma të përgjithshme, plogështi, lodhje, të vjella. Së dyti, kanë qenë simptomat karakteristike në vendin ku ka ndodh kafshimi, më së shumti në dorë ose në ekstremitetet e poshtme me enjte të madhe, këmba ka qenë plotësisht e palëvizshme, këto raste me tension të ulët, me temperaturë. Gjendja e të gjitha këtyre rasteve ka qenë e rëndë dhe trajtimi ka qenë pesë ditor, gjashtë deri në 10 ditë ose 12 ditor me terapi emergjente dhe suporte”, ka thënë Ramadani për KosovaPress.

Në këto 14 raste të kafshimit nga gjarpërinjtë, Ramadani tha se në ndonjërin prej tyre është kryer edhe ndërhyrje kirrugjikale. Ndërsa, katër raste sipas Ramadanit kanë marrë shërbim ambulantor, por që nuk ka pasur nevojë që të shtrihen në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY