Botërori 2018/ Nisin çerefinalet, supersfidat më të ‘nxehta’

Botërori 2018/ Nisin çerefinalet, supersfidat më të ‘nxehta’

86
0
Shares

Në orën 16:00, Uruguaji sfidon Francën. Franca pas një ndeshje shumë të suksesshme me Argjentinën, ku fitoi me rezultatin 4 me 3, me një ndeshje ku shfaqi një rendiment të fuqishëm me lojtarë si Mbape,ndodhet përballë Uruguajt, i cili ka mbrojtjen më të mirë të këtij kompeticioni.

Uruguaji është i vetmi ekip që ka pësuar vetëm një gol në këtë kompionat. Kjo falë lojës së shkëlqyer të mbrojtësave Godín dhe Jiménez dhe kualitetit të lojës. Kjo tregon se sot pritet një duel tejet i vështirë për Francën,ndonëse ka sulmues shumë të shpejtë në fushën e lojës. Franca ka disa vite që nuk ka arritur në fazën gjysmëfinale dhe pret që ta realizojë këtë gjë sot, por nga ana tjetër Uruguaji ka probalitetin më të madh për tia rrëmbyer vendin në gjysmëfinale.

Ndërsa, në orën 20:00, Brazili luan përballë Belgjikës. Brazili shihet si një nga pretedentët për të fituar çmimin e këtij botërori, për të qënë kështu fituesja e kupës së 6 në botëror. Por, situata nuk shihet aq e lehtë përballë Belgjikës e cila me shumë mund ia doli të kalojë në cerekfinale ku mundi me një gol në momentin e fundit, Japoninë.

Hera e fundit që këto dy ekipe janë përballur, ka qënë botërori 2002,ku Brazili fitoi 2 me 0. Por që orej asaj kohe, Belgjika ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë duke pasuruar skuadrën e vetë me lojtarë të tij.

Brazili ndërkohë ka Neymar, i cili ka rekorde të mira në sulm.  Brazili nuk ka asnjë humbje, dhe pritet të ruajë të njëjtën performancë. Ka një sulm të ashpër dhe të egër. Kush do të kalojë sot në këtë fazë vendimtare dhe përcaktuese gjithashtu?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY