Korçë/ Shfrytëzonin dyqanin për të shpërndarë heroinë, ja emrat

Korçë/ Shfrytëzonin dyqanin për të shpërndarë heroinë, ja emrat

104
0
Shares

Operacion i zhvilluar gjatë së enjtes, ka vënë në pranga 3 persona pas shkatërrimit të grupit që merrej me shpërndarje heroine.

Gjatë këtij operacioni është bërë arrestimi i Julian Gega (Mingo), 39 vjeç, Mikel Mingo, 24 vjeç dhe Mondi Mingo, 42 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë, në dyqanin në pronësi të shtetasve Mondi dhe Mikel Mingo, në lagjen nr .9 Korçë, të marrë në përdorim nga Julian Gega, si edhe gjatë kontrollit fizik të këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13.2 gramë lëndë narkotike heroinë dhe një peshore.

Gjithashtu Julian Gega, tek dyqani i cili shërbente si servis celularësh, tregtonte aparate satelitore pa dokumentacionin dhe autorizimin përkatës, si edhe rreth 300 aksesorë të ndryshëm telefonash, për të cilat nuk dispononte fatura.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për ndjekje të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY