FOTO/ Itali, prangoset shqiptari e polaku me 14 kg kokainë e mijëra...

FOTO/ Itali, prangoset shqiptari e polaku me 14 kg kokainë e mijëra euro

71
0
Shares

Policia e Firenzes ka arrestuar një shqiptar, i cili u largua me shpejtësi nga makina e tij gjatë arrestimit të një shtetasi polak. Ky u kap me 14.5 kile kokainë të fshehur në makinë, poshtë sediljes së pasme.

Ndërsa karabinierët po merreshin me polakun, vunë re që një tjetër person doli dhe u largua me vrap nga një makinë tjetër.

Kontrolli i makinës së dytë zbuloi 25 mijë euro dhe një pistoletë automatike të kalibrit 7.65. I arratisuri u identifikua si një shtetas shqiptar i moshës 38 vjeç.

Ai u kap i fshehur në një hotel, në pritje të qetësimit të situatës, por pa ia arritur.

Mbi të rëndojnë tani akuza të shumëfishta, për tregtim droge, armëmbajtje pa leje, rezistencë karshi autoriteteve publike.

Në banesë shqiptarit iu gjetën edhe katër mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY