VIDEO/ “Në pak muaj, 7 minatorë kanë vdekur, mafia e kromit ka...

VIDEO/ “Në pak muaj, 7 minatorë kanë vdekur, mafia e kromit ka blerë heshtjen e Gjiknurit”

77
0
Shares

Lulzim Basha ka reaguar ashpër për incidentet tragjike të njëpasnjëshme në minierën e kromit në Bulqizë, ku vetëm një ditë më parë u plagosën dy minatorë. Duke folur nga Spitali Ushtarak pasi vizitoi të plagosurit, kreu i demokratëve u shpreh se mafia e kromit ka blerë heshtjen e ministrit të korruptuar Damian Gjiknuri.

“Damian Gjiknurit ii është mbyllur goja me milionat e mafias së kromit. Nuk ka asnjë fjalë për të dhënë për 7 minatorë që vdqiën në pak muaj dhe disa të plagosur.

Jam përmbajtur deri tani të flas për këtë çështje për të mos rënë në shfaqjen e shëmtuar të socialisteve kur ishin në opozitë, tha më tej Basha. Por tashmë situata është alarmante, vijoi ai.

“Në 5 vite që qeveris qeveria e krimit të Edi Ramës kanë humbur jetën 40 minatorë, më shumë se 20 vite të marra së bashku. Mafia e kromit duhet të ndalet. Qeveria e kapur duhet të largohet”, tha ai.

Drejtpërdrejt nga Spitali Ushtarak ku vizitova minatorin e plagosur në Bulqizë,Selim Zeneli

Publiée par Lulzim Basha sur mercredi 30 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY