DETAJE/ Patos, flasin fqinjët e 35-vjeçares, pse i dha fund jetës duke...

DETAJE/ Patos, flasin fqinjët e 35-vjeçares, pse i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati

137
0
Shares

Detaje të reja pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë, kur 35-vjeçarja në Patos i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit. Ajo u dërgua në gjendje të rëndë për jetën nga familjaret në spitalin e Fierit dje pasdite, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk ia ka dalë dot.

Sipas Policisë, gruaja me inicialet E. S., banuese në Patos, është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj. Dyshohet se ajo ka qenë në kushtet e depresionit kur ka ndodhur ngjarja.

“Në datën 28. 05. 2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier është sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja E. S., 35 vjeçe, banuese në Patos.

Dyshohet se shtetasja E. S., është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Fqinjë të viktimës bënë të ditur se ajo ka qenë pa punë dhe ishte nënë e një fëmije. Edhe i shoqi ishte pa punë, ndaj, sipas tyre, shkak i ngarkesës psikologjike të gruas mund të ketë qenë pikërisht papunësia dhe varfëria në familje.

Patosi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY