MOTI/ Parashikimi për sot dhe nesër – Temperatura të larta dhe reshje...

MOTI/ Parashikimi për sot dhe nesër – Temperatura të larta dhe reshje lokale pasdite

86
0
Shares

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqendrueshme të cilat do të kushtëzojnë vendin tonë me mot të alternuar me kthjellime e vranësira që gjenerojnë shi në disa zona. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

Sot, e Mërkurë 30 Maj, moti do të mbetet me kthjellime dhe shtim të vranësirave deri në të dendura në pjesën e dytë të ditës ku sërish do të pasohen nga rreshje shiu në zonat malore pjesërisht dhe në zonën qendore. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 8/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max për datën 30 Maj

Zonat malore 14/29C

Zonat e ulëta 19/32°C

Zonat bregdetare 20/31°C.

Dita e Enjte, 31 Maj moti do të jetë me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore dhe shtim të vranësirave deri në mesatare në pjesën e dytë të ditës ku sërish do të pasohen nga rreshje shiu në zonat malore pjesërisht dhe në zonat kodrinore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max për datën 31 Maj

Zonat malore 13/30C

Zonat e ulëta 19/30°C

Zonat bregdetare 20/31°C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY