Lirimi i Saimir Tahirit, reagon ambasada e SHBA: Presion për vendimin

Lirimi i Saimir Tahirit, reagon ambasada e SHBA: Presion për vendimin

144
0
Shares

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur mesditën e sotme që të lirojë Saimir Tahirin.

Prokuroria kërkonte “arrest me burg” për Tahirin, por gjykata ka vendosur që ai të jetë i lirë, duke shuar edhe masën e sigurisë të dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Për Fax News, ambasada e SHBA është shprehur se kishte “presion për çështjen Tahiri”.

Ambasada është shprehur se i qëndron deklaratave të dhëna një ditë më parë nga ambasadori Donald Lu.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve.

Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh Lu një ditë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY