VIDEO/ Basha paralajmëron Ramën dhe Xhafajn: Larg duart nga “Dëshmitari X” Albert...

VIDEO/ Basha paralajmëron Ramën dhe Xhafajn: Larg duart nga “Dëshmitari X” Albert Veliu

139
0
Shares

Në përfundim të publikimit me zë e figurë të dëshmisë së Albert Veliut, kreu i PD-së ka ripërsëritur arsyen e mosdorëheqjes së Fatmir Xhafajt, sepse duhet për të mbyllur këtë skandal.

Më tej Basha paralajmëroi Ramën e Xhafajn, se, “Për çdo hap për të rrëmbyer e terrorizuar Albert Vliun do të marr përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli. Larg duart nga presioni shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit Albert Veliu”. DRONI.al

Vazhdimi i deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ja pse shteti i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është vërsulur për të kapur dëshmitarin Albert Veliu.

Ja pse kanë ushtruar këto 72 orë terror mbi bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet nga posti i Ministrit të Brendshëm:

Për të shmangur me cdo kusht e me cdo cmim të vërtetat tronditëse si kjo që sapo dëgjuat, se i vëllai i tij Agron Xhafaj është një nga kokat e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend.

Largimi në fshehtësi dhe me urgjencë i Agron Xhafajt, terrori dhe presioni policor dhe i bandave ndaj dëshmitarit Albert Veliu, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij dhe aktiviteti i ethshëm për të prishur provat do të ishte i pamundur, nëse Fatmir Xhafaj nuk do të ishte më Ministri i Brendshëm.

Po ai është aty jo për të mbrojtur qytetarët nga krimi, por për të mbrojtur vëllain e tij dhe veten e tij nga ligji.

Fatmir Xhafaj është akoma Ministër i Brendshëm për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal:

1.     Moho përgjimin.

2.     Kap, josh ose likuido dëshmitarin ose familjen e tij.

3.     Shkatërro provat.

4.     Akuzo dhe kërcëno opozitën!

E paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn se, për çdo hap që do të ndërmarrin për të rrëmbyer, terrorizuar dhe vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj dhe familjarët e tij, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli!

I paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë botës: larg duart nga presioni dhe terrori shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe familjes së tij! 

Dëshmia tronditëse dhe gjithçka tjetër që kanë bërë e po bëjnë Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama janë provat se jetojmë në një shtet të kapur nga mafia, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës.  

Në krye të kësaj kupole qëndrojnë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, dhe sa kohë ky është fakt, vendi është në duart e krimit të organizuar. 

Komunikim i jashtëzakonshëm me opinionin publik !

Publiée par Lulzim Basha sur jeudi 17 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY