VIDEO RRËFIMI/ “Dëshmitari X”: Ja kush e përgjoi Agron Xhafajn, shefi i...

VIDEO RRËFIMI/ “Dëshmitari X”: Ja kush e përgjoi Agron Xhafajn, shefi i Krimit në Vlorë më kërcënoi djalin 30 minuta pasi doli videoja

131
0
Shares

I cilësuar si “Dëshmitari X”, Albert Veliu sjell dëshmi të forta kundër vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, ndërsa e implikon këtë të fundit në trafikun e drogës. Veliu në një rrëfim për PD-në, theksoi se ai ka folur me Agron Xhafajn dhe se dëgjohet në audio-përgjim, ndërsa konfirmoi se një nga zërat është i vëllait të ministrit. Ai tha se nuk e kishte inskenuar ai këtë audio-përgjim, por dikush tjetër mund të fshihet pas.

“Kështu janë gjërat, siç ja bën një njeri, ashtu do pëson. Ai sot është dikushi, unë pa buke në shtëpi. Ai kishte lidhje me drejtorin e drogës. Ai se di punonte ndoshta në shtet, se di. Do çoja një 100-ce (mall), por gjallë në botë nuk shkova. Do i blija me lekë borxh për mallin. Ata e kishin gomonen, unë nuk jam padriu, jam hallexhi. Rrugët ishin të zgjidhura, ishin të gjitha të hapura. Ai më tha se do takosh Ermalin, nuk e di ça ka qenë, shef kufiri. Atë ditë u bë qahmeti në Vlorë, ishin përmbytje, deti kishte shumë dallgë. Unë nuk e hidhja atë mall, bëra thjesht një…. Unë sot e solla këtu se është institucioni më i besuar, janë gjera që do ishin manipuluar, por këtu besoj se këtu bëhet diçka. S’jam marrë me politikë. Që kur doli video-përgjimi, më thotë djali im; baba je bërë figurë e njohur në Vlorë. Shkon im bir ne Vlorë, shoku u Agronit, i kishte thënë djalit im se; babai është bërë figurë e njohur në Vlorë. Ai më tha; është zëri jot. Këta ma tha pronari i djalit. Ai ishte zëri i Agronit”, tha Veliu.

Dëshmitari pohon se pak pasi u publikua audio-përgjimi shefi i Krimeve të Vlorës i kishte shkuar djalit të tij tek puna dhe donte të kontaktonte me të, por sipas tij e ka kërcënuar.

“Sot i kishte vajtur djalit tek puna, Alketi, shefi i krimeve se dua ta marr në mbrojte. Unë jam fukara, më pikon shtëpia. Jam njeri i drejtë, ça mbrojte dua unë. Nuk është shpallur emri im, nga e mësuan këta?! Ata që kanë qenë në përgjim, grupi i Agronit apo dikush tjetër, atë e di ai. Ai ka jetën e biznesin e tij. Krime të tjera skam bërë. Vet krimet i ka bërë Agroni. Me dashje, pa dashje, i ka bërë ai. Ai akuzon Andonin në anë tjetër, Ato janë fakte reale, si zëri që kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo i pasur. Kemi qenë 800 metra larg. Zëri i atij thonë zëri im, i Ermalit, ose dhe zëri i plakut tim në varreza, mos është ngjallur. Çoje ku të duash, ai zë është. Unë e pash që tek djali, këto folje që u bën, doli. Thash çne këto përgjime ne. Se kam përgjuar unë, s’kam lidhje. Ai do mbrojë veten, por na ka ardhur kjo e gjen Agroni. Këto janë gjërat që po të them”, tha dëshmitari Albert Veliu.

Komunikim i jashtëzakonshëm me opinionin publik !

Publiée par Lulzim Basha sur jeudi 17 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY