VIDEO & EMRI/ Kurbin, bllokohen dy mina me telekomandë, shihni si “e...

VIDEO & EMRI/ Kurbin, bllokohen dy mina me telekomandë, shihni si “e flakin” nga motori transportuesin e tyre

205
0
Shares

Nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,  bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur dje, arrestimi  në flagrancë i Fatjon Llanaj, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vepra penale në ngarkim të tij ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga  neni 278/5 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY