VIDEO/ Itali, shqiptari masakron shefin e fabrikës pas sherr për turnet e...

VIDEO/ Itali, shqiptari masakron shefin e fabrikës pas sherr për turnet e punës

100
0
Shares

Një punëtor shqiptar në fonderinë Morini në Cotignola, në Itali, ka goditur me një tub hekuri përgjegjësin e sektorit, një maroken 36-vjeçar, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Gjithçka ka ardhur pas një debati për ndarjen e punës, midis marokenit dhe një punëtori tjetër shqiptar, 42 vjeç.

Pika kulmore e debatit erdhi me ndërhyrjen e shqiptarit tjetër, i cili mori një tub hekuri dhe e goditi në kokë marokenin, duke e rrëzuar përtokë.

Punëtorët e tjerë telefonuan menjëherë urgjencën, e cila mbërriti me dy ambulanca dhe një helikopter.

I plagosuri u transferuar në spitalini Bufalini në Cesena, ku gjendja e tij, fillimisht e dëshpëruar, u përmirësuar me shpejtësi më pas.

Ndërkaq në fonderi mbërritën karabinierët, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e incidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e plagosjes së marokenit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY