VIDEO/ Banorëve të Verrisë protestë kundër inceneratorëve bllokojnë rrugën dhe kamionët e...

VIDEO/ Banorëve të Verrisë protestë kundër inceneratorëve bllokojnë rrugën dhe kamionët e kompanisë

55
0
Shares

Banorët e Verrisë në Fier kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve, për të cilin qeveria ka dhënë 28.3 milion euro nga taksat e shqiptarëve.

Për më shumë se një orë, banorët e prekur nga ndërtimi i këtij inceneratori kanë bllokuar mjetet e kompanisë nënkontraktore që ka nisur të furnizojë objektin me material ndërtimi.

Duke sfiduar edhe temperaturat e larta, qytetarët kërkuan që të ndalet kjo masakër ndaj pronës dhe jetës së tyre.

Në mbështetje të kësaj proteste ishte edhe kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe u garantoi mbështetje të plotë në këtë kauzë të drejtë.

Banorët e Verrisë kanë dalë dhe sot për të bllokuar rrugën e automjeteve të Klodian Zotos që kërkon t'u ndërtojë inceneratorin e helmit për ajrin, ujin dhe tokën e tyre.Ata janë të vendosur të luftojnë deri në fund!Respekt për këta njerëz që duhet të na shërbejnë të gjithëve si shembull frymëzimi.Sa ndryshe do të ishte Shqipëria sikur të kishte më shumë Vërri e Kukës..

Publiée par Nisma #Thurje sur samedi 28 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY