VIDEO/ Itali, shkatërrohet banda shqiptare që shisni kokainë

VIDEO/ Itali, shkatërrohet banda shqiptare që shisni kokainë

87
0
Shares

Tre qytetarë shqiptarë janë arrestuar në kuadrin e një operacioni anti-drogë të karabinierëve në Riçione e Misano.

Hetimet kanë nisur që verën e kaluar për shkatërrimin e bandës që merrej me shitjen e kokainës në të gjithë zonën në jug të provincës së Riminit dhe në Gabiçe.

Të arrestuarit janë një çift të fejuarish, 48 e 28 vjeç, residentë në Gabiçe, plus një 30-vjeçar banor në Cattolica.

Grupi shfrytëzonte shqiptarë që shkonin në Itali për turizëm, të cilët i akomodonte në apartamente me qira. Ndryshimi i shpeshtë i shpërndarësve u jepte mundësi për të shpërqendruar hetimet.

Karabinierët kanë vërtetuar se treshja ka përdorur të paktën dhjetë shpërndarës me kohë të pjesshme, ndërkohë që furnizonte tridhjetë përdorues kokaine, të gjithë në moshë madhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY