FOTO GALERI/ Greqi, shqiptari dhe greku ndalohen në dy makina me drogë

FOTO GALERI/ Greqi, shqiptari dhe greku ndalohen në dy makina me drogë

81
0
Shares

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar të martën në afërsi të Kozanit, të akuzuar për transport droge me qëllim trafikimin.

Dy të arrestuarit, me moshë 39 vjeç shqiptari dhe 40 greku, po drejtonin dy makina që po ecnin njëra pas tjetrës, kur u ndaluan nga policia.

Në të dy mjetet u gjet një sasi e madhe droge, e futur në 72 qese plastmasi, me peshë të përgjithshme 73,4 kilogramë.

Përveç drogës policia sekuestroi dy automjetet, 3 telefona celularë dhe 4 karta sim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY