Tiranë, opozita bllokon votimin e kullave dhe PPP-ve, braktis mbledhjen e këshillit...

Tiranë, opozita bllokon votimin e kullave dhe PPP-ve, braktis mbledhjen e këshillit bashkiak

110
0
Shares

Këshilltarët e PD dhe ata të LSI në bashkinë e Tiranës kanë lexuar një deklaratë në nisje të mbledhjes së Këshillit sot në orën 12:00, kur ishte parashikuar që pronat publike t’i jepen privatëve me PPP, përfshirë edhe truallin e Teatrit Kombëtar.

Kreu i Këshilltarëve demokratë, Kreshnik Çollaku, u ka kërkuar socialistëve të tërheqin mbrapsht aktet: “Po kërkoni të mbushni parkun me kioska dhe të shembni Teatrin e ta mbushni me kulla. Tërhiqni këto akte, nuk do t’i arrini kurrë se nuk i keni votat…”, tha ai.

Kreshnik Çollaku i PD-së deklaroi se “ne vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie të kushtëzua me bashkinë për shkak të pranisë së 6 individëve me mandate falso që sillen sikur janë këshilltarë. Ata aktrojnë si këshilltarë për të përgatitur akte si këto që janë sjellë sot për të marrë vendime.

Këto janë akte kriminale.

I pari është projekti i sponsorizuar nga mafia e naftës për të betonizuar dhe kioskizuar Parkun Rinia. Kjo kërkon 3/5 e votave.

Vendimi i dytë është formalizimi i rrugës për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe mbjelljen aty të kullave shumëkatëshe. Edhe ky kërkon 3/5 e votave në Këshillin Bashkiak.

Unë kam deklaruar se këto vota ata nuk i kanë dhe nuk do t’i kenë as nesër se ne do të bëhemi barrikadë për këto operacione mafioze në kryeqytet. Çdo gjë në atë sallë është e kompromentuar me ata 6 individë që nuk kanë të drejtë të votojnë, me mandate të falsifikuara; ata janë aty për të votuar projekte të tilla nga mafia e Tiranës dhe e ndërtimit. Z. Dalipaj është në siklet të madh bashkë me z. Veliaj sepse ata janë zbatuesit e këtij projekti që e ka vendosur Edi Rama”.

Në mbledhje nuk ishte i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj, por zëvendëskryetari. Kreu i Këshillit, Aldrin Dalipi, u përpoq të ruante qetësinë dhe të thoshte se vendimet e sotme nuk kanë asnjë lidhje me Teatrin dhe se këto qëndrime nga të djathtët po mbaheshin vetëm për arsye politike.

Këshilltarët demokratë kanë dalë nga salla ndërkohë që jashtë godinës së bashkisë është thirrur një protestë nga qytetarë dhe artistë kundër dhënies së pronave publike, privatëve me PPP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY