Shoqatat e Biznesit të Vogël krijojnë “Aleancën kundër TVSH” dhe paralajmërojnë: Do...

Shoqatat e Biznesit të Vogël krijojnë “Aleancën kundër TVSH” dhe paralajmërojnë: Do të përshkallëzojmë protestat

97
0
Shares

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto deklaroi se protesta kundër TVSH-së do të përshkallëzohen nëse kryeministri Edi Rama nuk negocion me bizneset.

“Protesta jonë do të vazhdojë. Nëse ministri i Financave apo kryeministri nuk negociojnë, ne do t’i përshkallëzojmë protestat. Presim reagim nga qeveria”, u shpreh Nasto.

“Jemi 5 shoqata që tashmë kemi krijuar ‘Aleanca kundër TVSH’. Me këtë taksë, qeveria ‘do të varrosë’ biznesin. Ne e kemi të panegociueshme çështjen e TVSH-së”, shtoi Albert Nasto.

Të martën, për rreth një orë, bizneset e vogla ulën qepenat si protestë kundër futjes se tyre në sistemin e Taksës mbi Vlerën e Shtuar. Ata kërkojnë që Qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre. Protestës së tregtarëve të vegjël iu bashkuan edhe përfaqësues të opozitës, por tregtarët kërkuan që të mos politizohej çështja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY