EMRAT/ Bulqizë, plagoset minatori, arrestohet inxhinieri dhe tekniku

EMRAT/ Bulqizë, plagoset minatori, arrestohet inxhinieri dhe tekniku

92
0
Shares
Foto Ilustruese

Një minator në Bulqizë ka mbetur i plagosur gjatë punës në galeri. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në galerinë 1280 të subjektit minerar “Klosi shpk”. Minatori 52-vjeçar me iniciale H. C., u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ditën e sotme policia arrestoi inxhinierin e këtij subjekti minerar, Mehmet Ramlikaj 59 vjeç dhe teknikun Dulejman Lata 59 vjeç.

Policia thotë se pas aksidentimit të minatorit, nga ana e subjektit ka vazhduar puna në vendin e aksidentit duke prishur vendin e ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprën penale të pengimit të zbulimit të së vërtetës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY