DETAJE/ Si u kap natën bossi i Ndraghetas, ja ku fshihej djali...

DETAJE/ Si u kap natën bossi i Ndraghetas, ja ku fshihej djali i kapos së madh

79
0
Shares

Perfundon arratia e Giuseppe Pelle, i njohur si bossi i organizatës mafioze “Ndrangheta” dhe i biri i Antonio Pelle, një drejtues i lartë i Ndranghetas.

Mediat italiane raportojne se ai u arretsua ne nje aksion blic te policise dhe u gjet teksa kalonte naten ne Condofuri, provincë e Reggio Calabria. Policia nderhyri pasi kishte zbuluar me pare se ai rrinte i fshehur në një banesë të izoluar në një zonë të thellë.

 

Policia aktivizoi ne kete aksion rreth 50 forca të skuadrës së lëvizshme të Reggio Calabria, nderkohe qe koordinimet ishin bere me heret edhe me prokurorine.

Ne zonen ku fshihej, nuk kishte rruge nga mund te hyje, nderkohe qe banesa ishte e pozicionuar ne shtratin e lumit. Ai u gjet ne shoqerine e personave te tjere ne momentin e aksionit policore, po nuk pati rezistence.

I arrestuari, shume i kerkuar, Pelle eshte 58 vjeç dhe policia e kërkonte që nga viti 2016, me disa akuza, kryesisht per qarkullimin dhe parate e paligjshme që rrjedhin nga punët publike në disa qytete ne Itali.

Ai ishte pjese e klanit drejtues te Ndranghetas,  njohur me percaktimin “Provinca” dhe eshte pjese e “Gambazza” të San Lucës, qe udhëhiqej nga babai i tij, Antonio Pelle, një anëtar i lartë i Ndranghetas.

Policia i ishte vene nga pas, nderkohe qe në vitin 2017 ne adrese te tij doli nje tjeter urdher arresti ne kuader te hetimeve për tentativë grabitjeje, konkurrence e paligjshme dhe metodat mafioze qe ishin perdorur per kete rast.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY