VIDEO/ Meta: Protesta legjitime qeveria të japë më shumë llogari

VIDEO/ Meta: Protesta legjitime qeveria të japë më shumë llogari

65
0
Shares

“Të evitohen tensionet e panevojshme dhe konfliktet. Vendi unë nuk e ka luksin të këpusim asnjë lule” ky ishte mesazhi që presidenti Ilir Meta dha sot në përgjigje të pyetjeve lidhur me situatën aktuale politike.  Pak ditë pasi banorët e Kukësit i vunë flakën  kabinave ku bëhej pagesa e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe fillimit të aksionit për mosbindjes civile të opozitës.

Meta u pyet pas aktivitetit “Aleanca Kombetare e Studenteve Senator”

Presidenti Meta: Jam përpjekur të jap mesazhet e duhura por dua të theksoj se ne nuk kemi luksin as të këpusim një lule meqënëse kanë nisur të çelin për shkak të pranverës dhe për shkak të dëmeve që ka pësuar vendi nga mungesa e dialogut dhe fryma e përjashtimit.

Është e domosdoshme që çdo vendim që ka të bëjë me qeverisjen të jetë mirëstudiuar. Është e drejtë e çdo qytetari të forcojë ndjenjën e llogaridhënies ndaj qeverisjes vendore për çdo taksë që paguajnë apo shërbim që duhet tu afrohet

 Shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në dosjen e një dialogu i cili ndihmon në përmirësimin e mirëqeverisjes së vendit dhe besimit dhe respektimit tek institucionet e përbashkëta.

Mosbindja civile

Mesazhi politik i presidentit ishte si për maxhorancën dhe opozitën. Të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshme

Pyetje: Si e gjykon presidenti aksionin e ndërmarrë nga opozita për mosbindje civile?

Presidenti Meta: Besoj se mesazhi im ka qenë dhe mbetet i qartë. Opozita ka të gjitha mundësitë që të shfrytëzojë instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar ashtu sikurse maxhoranca duhet të jetë më e interesuar për diagol të qëndrueshëm me opozitën, grupet e interesit, me komunitetet, me qytetarët në mënyrë që të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshme dhe për konflikte që nuk i shërbejnë as vendit, as qytetarëve dhe as një qeverisje më të mirë dhe as një demokracie për të cilën të gjithë duhet të kontribuojmë më shumë.

Pyetje: Zoti President, si i shikoni thirrjet e opozitës për mospagim të taksave?

Presidenti Meta: Mendoj se ky vend qëndron në bazë të kontributit të çdo qytetari në radhë të parë, por edhe të çdo taksapaguesi. Dhe në këtë drejtim edhe qeveria, por edhe opozita duhet të rrisin bashkëpunimin dhe transparencën në respekt të qytetarëve shqiptarë në radhë të parë, dhe të gjitha kërkesave dhe pretendimeve të tyre, por edhe të taksapaguesve shqiptarë, të cilët mbajnë edhe shtetin, edhe institucionet.

Hesht per kreun e SHISH

Pyetje: Zoti Meta, si i cilësoni lëvizjet e fundit në SHISH të bëra nga Drejtori i komanduar Helidon Bendo dhe përse nuk e keni dekretuar akoma atë?

Presidenti Meta: Ju faleminderit! Dhe shpresojmë që ky Senati i Studentëve do të jetë një mesazh pozitiv për fuqizimin e një mendimi të pavarur në vend dhe të një angazhimi më të madh të të gjithë të rinjve për një Shqipëri me të rinj dhe për të rinjtë në të ardhmen, sepse ky duhet të jetë qëllimi ynë më i madh sot: Të japim shpresë sa më shumë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY