VIDEO & EMRI/ Kurbin, me 140 gr kokainë në makinë, ja si...

VIDEO & EMRI/ Kurbin, me 140 gr kokainë në makinë, ja si u prangos 22-vjeçari

104
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP., Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Parkimi”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë i dyshuar si posedues i lëndës narkotike Jurgen Sokoli, 22 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Land Rover” pranëe njëe karburanti nëe aksin Laç – Kurbin është kapur me një sasi prej 140 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY