Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

56
0
Shares

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Jorgo Goron pasi avokatët e tij kërkuan një masë më të lehtë sigurie.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 30.04.2024, shpalli vendimin mbi ankimet e personave nën hetim Jorgo Goro dhe B.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 31, datë 23.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 34, datë 26.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 31, datë 23.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 34, datë 26.03.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim J.G. dhe B.A”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Jorgo Goro u arrestua më 23 Mars të këtij viti me akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste, teksa mbante detyrën e kreut të bashkisë Himarë.

Bashkë me të, nën hetim janë marrë edhe 4 persona. Për këta të fundit, SPAK ka ngritur dyshimet se kanë falsifikuar dokumente duke përfituar në kundërshtim me ligjin. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY