Nesër nis mosbindja civile, opozita takim në selinë e PD për aksionin

Nesër nis mosbindja civile, opozita takim në selinë e PD për aksionin

80
0
Shares
Foto Arkivi, Ilustruese

Opozita është mbledhur në selinë e PD për të diskutuar për aksionin opozitar i cili nis ditën e nesërme me mosbindje civile.

Ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëvve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në rrugën e Kombit.

PD ka parashikuar që do të bllokojë disa nga akset kryesore nacionale në Tiranë, Vorë, Lushnje, Elbasan, Korçë, Lezhë.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin.

Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të  pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga  qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që  janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot,  në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krahë të tyre. Një popull i  bashkuar që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat  demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka  orët e numëruara”, paralajmëroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY