Nisi gara për Specializimet në Mjekësi, shumë media po e ndjekin nga...

Nisi gara për Specializimet në Mjekësi, shumë media po e ndjekin nga afër

112
0
Shares

Sot u zhvillua faza e parë e konkursit për specializimet në Mjekësi, ku 333 kandidatët e kualifikuar kaluan fazën e parë, atë të testimit me gojë para komisioneve të pedagogëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Teksa ka ndjekur nga afër fazën e parë të konkursit (në përfundim të të cilit, 249 mjekë të rinj do të fillojnë këtë vit ndjekjen e specializimeve afatgjata) ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka theksuar se gara do të vijojë edhe në dy faza të tjera që kanë të bëjnë me vlerësimin e dosjeve për secilin kandidat, si dhe testimin me shkrim.

“Pas 4 vitesh ndërprerje, specializimet jo vetëm po vijojnë çdo vit, por kuotat janë shtuar, duke krijuar më shumë mundësi për diplomimin e mjekëve specializantë për të plotësuar në këtë mënyrë nevojat me mjekë në të gjithë vendin. Këtë vit janë 249 kuota, nga të cilat 125 janë kuota të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pra mjekë specialistë që në përfundim të studimeve do të shërbejnë në spitalet tona, aty ku ka nevoja për mjekë sipas specialiteteve”, vuri në dukje ministrja Manastirliu.

Këtë vit diplomohen 40 mjekët e parë specialistë, pas një bllokimi 4 vjeçar nga politika e vjetër. Ndërsa vitin e ardhshëm plotësohet cikli I parë 4-vjeçar prej rikthimit të specializimeve nga ku do të kemi 300 mjekë specialistë.

“Gjithashtu, po vijon me sukses edhe programi i patronazhit, ku mjekë të spitaleve universitare të Tiranës po japin shërbim të specializuar në spitalet rajonale. Deri më tani 2902 qytetarë kanë marrë shërbim të specializuar afër vendbanimit, për të cilin më parë detyroheshin të drejtoheshin drejt spitaleve universitare të Tiranës për këto shërbime”, tha Manastirliu.

Ndërkaq gara për specializimet është debatuar gjithnjë për shkak të ndërhyrjeve të forta në favor të studentëve të ndryshme në kurriz të atyre që fitojnë pikët në provim. Shumë media po ndjkein nga afër procedurën e  konkursit për shkak të mundësisë për manipulime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY