VIDEO & EMRI/ Arrestohet i shumëkërkuari, ja si i grabiste karburantet me...

VIDEO & EMRI/ Arrestohet i shumëkërkuari, ja si i grabiste karburantet me armë

386
0
Shares

Policia e Sarandës ka arrestuar të shumëkërkuarin Shahin Abazi. Ai ishte shpallur në kërkim për grabitjen me armë të dy karburanteve në Sarande, për një sërë vjedhjesh nëpër markete e dyqane dhe vjedhje motorësh.

I riu 21-vjeçari po tentonte të largohej mbrëmë me autobus drejt Tiranës, kur policia mori informacionin dhe nisi ndjekjen e tij, duke e ndaluar në aksin Sarandë – Gjirokastër.

Abazi ka pranuar në Komisariat grabitjen me armë në bashkëpunim të dy karburanteve në 28 dhjetor 2017, ka pranuar të jetë pjesë e grupit të grabitësve me maska të marketeve dhe dyqaneve në Sarandë.

Abazi dyshohet dhe për vjedhje motorësh. Gjithashtu ai po hetohet edhe për disa ngjarje të tjera.

EKSKLUZIVEPamjet e vjedhjes me arme dhe thike diten e sotme ne Sarande

Publiée par Saranda Web sur jeudi 28 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY