EMRI & FOTO/ Çfarë po ndodh në Prokurorinë e Elbasanit…?! – Jep...

EMRI & FOTO/ Çfarë po ndodh në Prokurorinë e Elbasanit…?! – Jep dorëheqjen i besuari i Arta Markut

105
0
Shares

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, i emëruar pak kohë më parë nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka dhënë dorëheqjen.

Zyrtarisht mësohet se Ardian Nezha ka paraqitur dorëzimin e detyrës me arsyen e problemeve shëndetësore.

Nezha zëvendësoi në këtë detyrë prokurorin Dritan Gina, për të cilin ka nisur edhe një hetim disiplinor, pasi kundërshtoi dorëzimin e detyrës me argumentin se Kryeprokurorja e Përkohshme nuk kishte kompetencat e lëvizjes së Prokurorëve.

Por dyshimet e Report TV, janë se Nezha ka paraqitur dorëheqjen nga pozicioni i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit për të marrë një tjetër detyrë të rëndësishme në Tiranë.

Nuk dihet se si do e argumentojnë ata që do i bëjnë emërimin në detyrën e re Nezhës, për sa kohë ai ka argumentuar dorëheqjen me gjendjen shëndetësore. ReportTV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY