FOTO & EMRI/ Itali, arrestohet shqiptari, trafik drogë me mafiozin e rrezikshëm

FOTO & EMRI/ Itali, arrestohet shqiptari, trafik drogë me mafiozin e rrezikshëm

143
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar 4 persona në kuadër të një operacioni anti-drogë në Firenze. Në mesin e 4 personave të arrestuar për trafik droge është edhe një shqiptar i identifikuar si Pavlin Delia.

Shqiptari ishte pjesë e një bande, ku bënte pjesë edhe një mafioz italian, i cili ishte dënuar më parë me burgim të përjetshëm. Bëhet fjalë për Giovanni Sutera, i cili ka vrarë dy persona, ku më e rënda ishte ekzekutimi i 17-vjeçarit argjendar Graziella Campagna në vitin 1985. Për këto krime ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, por prej kohësh kultivonte marihuanë në Spanjë dhe më pas e transportonte drejt Italisë ku përfundonte në duart e shqiptarit Pavlin Delia.

Dy të arrestuarit e tjerë janë anëtarë të Cosa Nostra dhe kishin një lokal në qendër të Firences, ku e përdornin për të shpërndarë drogë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY