VIDEO GALERI/ Fier, grabitja e exchangit, ulërima dhe gjak, flet dëshmitari: Çohuni...

VIDEO GALERI/ Fier, grabitja e exchangit, ulërima dhe gjak, flet dëshmitari: Çohuni se na vranë

186
0
Shares

Policia e Fierit ka dhënë detajet e para zyrtare për grabitjen e piks së këmbimit valutor, sot në këtë qytet.

Sipas saj, në kohë rekord ka kapur 3 autorët e plagosjes së dy shtetasve gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor.

Në ndjekje nga policia kapet në lumin pranë fshatit Baltëz njëri prej autorëve i cili për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumë.

Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës.

Gjithashtu kapet autori i tretë i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.

Arrestohen në flagrancë shtetasit…

Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.

Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02. 03. 2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, Agur Vrenozi, 53 vjeç.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG (dyshohen të jenë të falsifikuara).

Një dëshmitar, i cili ka qenë prezent në momentin e grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier ka rrëfyer momentet e tmerrit kur dy persona u futën në një pikë të këmbimit valutor.

“Po kërkonte ndihmë ai i valutës dhe ajo gruaja brenda por njeri nuk u afrua fare. Policia nuk ishte. Më pas erdhi Aguri mori karrigen time dhe e godet, por në atë kohë ai qëllon.

Unë isha pas Agurit dhe rashë menjëherë që mos me merrte plumbi.

Ata ishin dy veta të maskuar me automatik. Më pas ikën në këmbë.

‘Çohuni o popull’” thashë unë se na vranë.

Policia erdhi pas gjysmë orë. Kurse ambulanca erdhi më vonë, pas policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY