EMRA & FOTO/ Kokaina në Durrës, Krimet e Rënda vendosin për masën...

EMRA & FOTO/ Kokaina në Durrës, Krimet e Rënda vendosin për masën e sigurisë së dy të arrestuarve

173
0
Shares
Donald Lushaj dhe Armando Pezaku ne gjykate

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy të arrestuarit, konkretisht për shoferin dhe menaxherin, pas kapjes së 613 kilogram kokainë në Durrës që vinte me një kontejner nga Kolumbia.

Më herët gjykata ka kërkuar që seanca ndaj dy të arrestuarve, konkretisht pritësit të mallit Donaldo Lushaj dhe shoferit të trajlerit, Armando Pezaku të zhvillohet me dyer të mbyllura. Por avokati i Donaldo Lushaj, Maks Haxhia ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të hapura, pasi sipas tij nuk ka asgjë për të fshehur. Ai tha se të arrestuarit janë punëtorë.

“Nuk ka asgjë për të fshehur. Donald Lushaj është një punëtor që paguhet me 25 mijë lekë. Ndaluan një grup punëtorësh dhe s’kemi çfarë të fshehim”, është shprehur avokati.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e firmës ‘Arbi-Garden’ shpk me qendër në Manzë, Arbër Cekaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY