FOTO GALERI/ / Zvicër, shqiptarët siguronin heroinën, serbët “e punësuar” e shisnin

FOTO GALERI/ / Zvicër, shqiptarët siguronin heroinën, serbët “e punësuar” e shisnin

96
0
Shares

Policia e kantonit St. Gallen në Zvicër ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal, që trafikonte drogë të fortë. Mediat zvicerane thonë se grupi kriminal shqiptar trafikonte heroinë.

Droga vinte nga Shqipëria dhe shpërndahej në këtë rajon. Në prangat e policisë ranë katër shqiptarë dhe dy serbë, këta të fundit vëllezër.

Policia sekuestroi 15 kilogramë heroinë me një vlerë prej të paktën 1 milion franga. Po ashtu u sekuestruan edhe shumë para cash. Mësohet se serbët shpërndanin drogën. Ishin ata që ranë të parët në prangat e policisë, e cila më pas zbërtheu rrjetin. Droga vinte në Zvicër nga korrierët shqiptarë dhe më pas shpërndahej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY