Prokurorët verifikim dhe hetim për pasurinë e Dashamir Xhikës

Prokurorët verifikim dhe hetim për pasurinë e Dashamir Xhikës

108
0
Shares

Prokurorët e Krimeve të Rënda do të takohen me zyrtarë të policisë së Departamentit për Krimin Ekonomik, në lidhje me hetimin e pasurisë së ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.

Hetimi pasuror ka nisur edhe për dy ish-zyrtarët e ARRSH, Albens Alita dhe Aksel Qurduka, në kuadër të investigimit që po bëhet për abuzimet me ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, raporton ABC News.

Ish-drejtori i ARRSH Dashamir Xhika aktualisht ndodhet me masë sigurie “arrest me burg”. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në ndërtimin e autostradës Tiranë – Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY