EMRAT & FOTO GALERI/ Itali, shkatërrohet banda, 23 milionë euro të bllokuara,...

EMRAT & FOTO GALERI/ Itali, shkatërrohet banda, 23 milionë euro të bllokuara, ja roli i boksierit shqiptar

220
0
Shares

Nja bandë e fuqishme dhe me një shtrirje të gjerë të aktivitetit është shkatwrruar gjatë orëve të fundit nga Policia Italiane. Pasuritë materiale të sekuestruara të këtij grupi ku kishte edhe shqiptarë janë në vlerë 23 milionë euro. Policia Financiare e Romës me kërkesë të Drejtorisë së përgjithshme Antimafia ka sekuestruar pasuritë e 9 personave të arrestuar si anëtarë të klanit mafioz Casalesi ku bëjnë pjesë dhe 3 shqiptarët Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi.

Hetimet ekonomiko-pasurore të policisë Fianciare të Romës, në tetor të 2013  kanë çuar në ekzekutimin e operacionit “Criminal Games” e në shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar me akuzën në pjesëmarrje në organizim mafioz, aktivitet të paligjshëm në sektorin e slot-machine, në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim e zhvatje.

Me kërcënim e dhunë ata  ushtroin zotërimin e territorit të qëndrave të lojrave të fatit e të pikave të bastit. Për ta realizuar këtë ata mbështeteshin tek grupi i shqiptarëve i quajur “boksierët” të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj kampion italian e europian në peshëm mesatare.

Në kuadër të këtij hetimi i ekzekutua një tjetër opearcion i Policisë së Romës i koduar “Vento del Est” , i cili zbuloi se grupi Guarnera ishte i përfshirë në një trafik ndërkobmëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin “Rikardino”.

Hetimet ekonomiko pasurore të Financës së Romës ndaj;  Mario Ovine, Salvatore Iovine, Sergio Guarnera, Sandro Guarnera, Franco Crispoldi, Arben  Zogu, Fabrizio Diotallevi, Orial Kolaj e Petrit Bardhi çuan sot në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY