DETAJE/ Vrasja e Memli Begallës, ndërtohet identikiti i autorit të vrasjes

DETAJE/ Vrasja e Memli Begallës, ndërtohet identikiti i autorit të vrasjes

177
0
Shares

Ndërtohet identikiti i autorit të vrasjes së biznesmenit Memli Begallës dy ditë më parë në Tiranë. Autori ka qenë një person i gjatë rreth 1.70 metër i gjatë me syze dhe kapele. Duke iu referuar gjithnjë regjistrimeve të kamerave të sigurisë, thuhet se autori mban veshur një xhaketë të bardhë, të mbërthyer deri te buzët. Në kokë ka një kapele, e cila nuk lejon që t’i duket fytyra.

Pasi ka qëlluar mbi biznesmenit, ai dallohet duke ecur me hapa të lehtë, pa rënë në sy. Fillimisht ecën në këmbë, e më pas e ndihmon një makinë për tu larguar te sheshi “Willson”.

Identikiti është mund të bëhet nga pamjet që kanë filmuar kamerat e sigurisë. Kamerat e sigurisë kanë mundur të fiksojnë ekzekutorin e biznesmenit 64-vjeçar Memli Begalla, i cili dyshohet të jetë vrarë për borxhe të vjetra të pashlyera. Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasës  me pagesë. Duke u nisur edhe nga mënyra se si ka vepruar vrasësi dhe lëvizjet që ka bërë, ekspertët kanë dyshime të forta që mund të jetë një person i paguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY