Itali, shqiptari barist “me kohë të plotë”, trafikant armësh e droge “me...

Itali, shqiptari barist “me kohë të plotë”, trafikant armësh e droge “me kohë të pjesshme”

153
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar të cilit i janë gjetur mbi 17 kg drogë, kokainë dhe heroinë  dhe një arsenal armësh në banesën e tij.

20-vjeçari jetonte në komunën Barlassina në provincën e Milanos dhe punonte si barist në një nga lokalet e Milanos/ Brianza.

Por njëkohësisht me punën si barist, ai shiste edhe drogë e armë.

Përveç kokainës dhe heroinës, policia gjeti dy mitraloza, një pistoletë gjysmë automatike, një revolver dhe municion për të gjitha armët.

20-vjeçari, emri i te cilit nuk dihet, u arrestua edhe me dy bashkëpunëtorë të tij po shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës dhe armëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY