VIDEO +18/ Elbasan, pamje të rënda, si shtypi makina 3 këmbësorët –...

VIDEO +18/ Elbasan, pamje të rënda, si shtypi makina 3 këmbësorët – Gruaja vdiq në vend

698
0
Shares

Del video e aksidentit te rende ne Elbasan, kur makina përplasi tre këmbësorë, një nga të cilat ndërroi jetë.

“Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur në Bradashesh të Elbasanit rreth orës 09:45 të ditës së sotme. Një automjet tip Benz me ngjyrë të bardhë është futur në krah të kundërt në rrethrrotullim. Përpara i ka dalë një autobus dhe për të shmangur përplasjen me mjetin e madh, drejtuesi i ‘Benz’-it, është detyruar të kapë korsinë tjetër të rrugës në të cilën janë duke kaluar tre persona” shkruan JoQ.

Shoferi nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka marrë përpara tre kalimtarët. Një grua në mesomoshë ndërroi jetë në vend dhe dy të tjerë u plagosën.

Aksidenti ndodhi sot, te rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku mjeti me targa AA 743 JA drejtuar nga Y. H., 35 vjeç banues në Elbasan ka aksidentuar tre kalimtarë.

Njëri nga këmbësoret e identifikuar si Vjollca Stoçeni, 48 vjeçe, ka gjetur vdekjen, ndërsa dy persona të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ne Bradashesh, Elbasan

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur në Bradashesh të Elbasanit rreth orës 09:45 të ditës së sotme. Një automjet tip Benz me ngjyrë të bardhë është futur në krah të kundërt në rrethrrotullim. Përpara i ka dalë një autobus dhe për të shmangur përplasjen me mjetin e madh, drejtuesi i Benzit, është detyruar të kapë korsinë tjetër të rrugës në të cilën janë duke kaluar tre persona.Shoferi nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka marrë përpara tre kalimtarët. Një grua në mesomoshë ndërroi jetë në vend dhe dy të tjerë u plagosën. #Udhëtonimekujdes dhe zbatoni rregullat e qarkullimit.

Publié par JETA OSH QEF sur lundi 5 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY