VIDEO & EMRI/ Shqiptari merr bekime pa fund, i kthen çantën me...

VIDEO & EMRI/ Shqiptari merr bekime pa fund, i kthen çantën me 6 mijë $ pronares

132
0
Shares

Një shqiptar në Australi ka marrë bekime pa fund dhe është bërë lajm me veprimin e tij në Australi. Mediat e huaja shkruajnë se ai ka gjetur çantën me 6 mijë dollarë, të cilën një grua pensioniste e harroi në tren, në të cilin po udhëtonte edhe shqiptari Adem Gashi.

Gruaja mësohet se kishte tërhequr nga llogaria shumën, e kishte futur në çantë dhe do të shkonte të paguante për varrin e të shoqit të ndjerë. Por ku ka zbritur e ka harruar. Gashi e ka parë, e ka marrë çantën dhe ka vendosur të ndjeke gruan 72-vjeçare për t’ia dorëzuar. Ai gjeti adresën e zonjës dhe ia ktheu, ajo u befasua, pasi nuk mendonte se do ti gjente më kurrë paratë e saj.

Ai ka treguar se “Në mëngjes, duke udhëtuar me tren kam gjetur një çantë me $ 6250. Pastaj kam kontaktuar me televizionin ‘Channel 7’ dhe së bashku me ta kemi gjetur adresën e asaj gruas, së cilës i kishte humbur çanta dhe ia kam kthyer çantën me gjithë paratë”, thotë ai.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY