Zvicër, sherr në rrugë për dritat e gjata, kosovari “qeth” me gërshërë...

Zvicër, sherr në rrugë për dritat e gjata, kosovari “qeth” me gërshërë dy shqiptarë

175
0
Shares

Një shtetas nga Kosova, 32 vjeç, e dy nga Shqipëria, 34 e 41 vjeç, janë përleshur të premten në Zvicër dhe dy të fundit janë përgjakur pasi janë goditur me gërshërë në krahë e gjoks.

Fillimisht është menduar për larje hesapesh, por më pas policia zvicerane ka arritur të zbardhë sherrin, duke arritur në konkluzionin se tre personat e përfshirë në sherr nuk njiheshin me njëri-tjetrin dhe sebep janë bërë dritat e gjata të njërës prej makinave.

Sipas komunikatës së policisë, konflikti ka nisur pranë Biascas, qytet në kantonin e Ticinos. Makinat ndaluan në Bellinzona Nord në korsinë e emergjencës. Agresori mori gërshërët që mbante në kroskot dhe goditi dy të tjerët pasi u rrah prej tyre. Dy të plagosurit janë ende në gjendje të rëndë në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes tani përballet me akuzën për vrasje të mbetur në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY