Paralajmëron Fajon: Shqipëria në pikën kritike, disa vende të BE mund të...

Paralajmëron Fajon: Shqipëria në pikën kritike, disa vende të BE mund të rikthejnë vizat

175
0
Shares

Eurodeputetja Tanja Fajon ka paralajmëruar qeverinë shqiptare të marrë masa konkrete për t’u siguruar shtetasve shqiptare të ardhmen në vendin e tyre dhe të mos largohen për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Fajon, Shqipëria është tashmë në pikën kritike dhe nëse fluksi i azilkërkuesve vijon, disa shtete mund të rikthejnë mekanizmin e vizave për shtetasit shqiptarë.

“Shqipëria është në pikën kritike për sa i përket azilkërkuesve. Ne kemi tashmë mekanizmin e ndalimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë pa viza. Në këtë mënyrë shtete të veçanta mund të rivendosin vizat, nëse shtetasit shqiptarë në mënyrë masive vijojnë të qëndrojnë në mënyrë ilegale në shtetet evropiane. Qeveria duhet menjëherë të marrë masa për të kuptuar shkaqet, sepse jam e sigurtë që qytetarët shqiptare nuk dëshirojnë të rikthehen në situatën, kur do t’ju duhet të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në Evropë. Mekanizmi i ndalimit të vizave ekziston ndaj njerëzve duhet t’u krijohen kushtet që të kenë një jetë normale në vendin e tyre dhe për të mos u limituar në lirinë e tyre të lëvizjes”, u shpreh Fajon për televizionin Klan Plus.

E pyetur sa e rrezikuar është Shqipëria nga kthimi i vizave, u shpreh: “Nëse numrat e azilkërkuesve shqiptarë vijojnë të rriten kam frikë se mund të ndërmerren masa të tilla për rivendosjen e regjimit të vizave”.

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon është e mirënjohur në Shqipëri për faktin se ishte raporterja në Parlamentin Europian për çështjen e liberalizimit te vizave. Ajo loboi fort në vitin 2010 që shqiptarët të udhëtojnë lirshëm në vendet Shengen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY