Vlorë, vrasja makabre, flet kunata: Me burrin jam ndarë prej 7 vjetësh,...

Vlorë, vrasja makabre, flet kunata: Me burrin jam ndarë prej 7 vjetësh, ja dyshimet e mia

168
0
Shares
Viktimat

Pas vrasjes makabre në Vlorë, ku nënë e bir u gjeten te shkrumbuar ne banese, vjen rrefimi i Afërdita Hoxhallarit, kunates se viktimes.

Ajo u shoqërua në Polici pas ngjarjes ku mbetën të vdekur nënë e bir dhe deklaron se nuk ka pasur asnjëherë konflikte me viktimat.

Kunata, mendon se nuk janë vrarë, por djegur, pavarësisht se ekspertiza konfirmoi se dy viktimat janë qëlluar me sende të forta.

Jeni marrë në pyetje në Polici në lidhje me ngjarjen. Çfarë marrëdhëniesh keni pasur me kunatin?

Kemi shkuar mjaft mirë, nuk kemi pasur asnjëherë problem. Madje mund të them se, e kam pasur si vëlla. Ai rrinte kryesisht në Greqi, ku dhe punonte dhe siguronte të ardhura për familjen. Gjatë kësaj periudhe nuk isha takuar. Ai kishte ardhur që prej Vitit të Ri. Nuk kishte problem apo hasmëri me tjetër njeri. Ishte një njeri i qetë.

Çfarë ju thanë në Polici?

Më morën në polici dhe më pyetën. Më thanë që i kanë vrarë, më thanë që i kanë goditur fillimisht. Nuk e di, unë besoj vetëm që janë djegur. Ata nuk kanë pasur hasmëri. Pastaj, në shtëpinë e tyre nuk guxonte të hynte njeri. Nuk kemi pasur as borxhe me njëri-tjetrin dhe prej vitesh nuk kishim lidhje. Nuk kam pjesë në shtëpinë e tyre. Nuk e besoj që janë vrarë, besoj që janë djegur.

Po me bashkëshortin tuaj, kishte ndonjë konflikt?

Prej burrit kam shtatë vite e ndarë. Ai ndodhet në burg. Nuk e di, në shtëpinë e tyre ne nuk kemi asnjë pjesë. Unë besoj gjithmonë se ata janë djegur. Ne nuk kishim ndonjë borxh me njëri-tjetrin. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY