Durrës, tmerrohet 19-vjeçarja, i riu i shkon në banesë dhe e kërcënon...

Durrës, tmerrohet 19-vjeçarja, i riu i shkon në banesë dhe e kërcënon me armë

99
0
Shares

Një 19 vjeçare nga fshati Kullë në Durrës është kanosur me armë nga një 26-vjeçar nga një fshat tjetër. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 26-vjeçari ka shkuar në banesën e saj dhe ka kanosur të renë, dhe më pas ka dalë jashtë banesës dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sipas Policisë Vendore, I. A., është shpallur në kërkim nga policia dhe materialet për të janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Durrës.

Njoftimi i Policisë Vendore

Më datë 23. 01.2 018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I. A., vjeç 26 banues në fshatin Koçuk, pasi dyshohet se në datë 22. 01. 2018, në fshatin Kullë, në banesë, ka kanosur shtetasen A. V., 19 vjeçe.

Dyshohet se pasi është larguar nga banesa, ka qëlluar me armë  në ajër. Neni 278/2, 84 e 274 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY