VIDEO/ Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, përplasen 7 makina

0Shares
0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit, në pjesën e Kosovës. Siç raportojnë mediat në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 7 makina. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës.

Nga videoja e dërguar shihet që makinat kanë pësuar dëme të mëdha, kurse në vendin e ngjarjes gjendet edhe policia.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës i cili tha se për shkak të aksidentit  autostrada është e qarkullueshme. “Sot rreth orës 7:15, në autostradë, në km e 40 nga Vërmica në drejtim të Prishtinës, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë 10 vetura dhe si pasojë janë lënduar 9 persona. Dyshohet se shkaktarë ka qenë mjegulla shumë e dendur në atë zonë. Autostrada është e qarkullueshme vetëm në një shirit”, tha Krasniqi. Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për respektimin e shenjave të qarkullimit rrugor.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje