ZHGËNJIMI/ Kampionia e Botës Romela Begaj, del me doping

Ndaje

Romela Begaj ka dalë pozitive në testin anti-dopingut pas Kupës së Botës ku ajo mori një medalje të artë dhe një të argjendë. Ajo u shpall kampione bote në dy garësh dhe në stilin e shkëputjes.

I kontaktuar nga “Telesport” Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza u shpreh se nuk ka asgjë zyrtare për këtë, por pranon se dyshohet se Romela ka rezultuar pozitive. Pavarësisht kësaj, Gjoza thotë se federata është e bindur se Romela nuk ka përdorur substanca dhe nëse do të rezultojë pozitive do të kërkohet testi “B”.

    “Nuk është e vërtetë, ende nuk kanë ardhur përgjigjet zyrtare nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Edhe nëse do të rezultojë kështu, ne do të kërkojmë të kryejmë testin B të antidopingut, sepse jemi të bindur që vajza nuk ka përdorur substanca. Pra nuk është e vërtetë, është e dyshuar por nuk ka asgjë zyrtare”, u shpreh ai.

Kjo është një tjetër goditje e rëndë për sportin shqiptar, ndërsa Romela Begajt pritet t’i hiqen medaljet e fituara.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje